Nuk ishte nëna e tij! Ja kush është gruaja që Messi përqafoi pas finales

Nuk ishte nëna e tij! Ja kush është gruaja që Messi përqafoi pas finales

21:52, 20/12/2022

 

Gruaja që u pa në një përqafim emocional me Lionel Messin pas finales së Kupës së Botës, është zbuluar se nuk ishte nëna e tij.

Spekulime të shumta po qarkullojnë se kush ishte gruaja misterioze, ku disa besonin se ishte një pjesëtare e familjes së tij, ndërsa disa mendonin se ishte nëna e tij, duke paragjykuar nga lloji i përqafimit, raporton KosovaPress.

Sidoqoftë, raportimet nga Argjentina tregojnë se ajo ishte një punëtore e kombëtares, respektivisht një kuzhiniere.

Pamjet dolën të Antonia Farias, kuzhinieres së veshur me një fanellë të Argjentinës, duke iu afruar Messit në festimet pas ndeshjes pas fitores kundër Francës me ndihmën e penalltive në finalen e Botërorit në Katar.

Fytyra e Messit u ndriçua kur e pa Farias dhe ajo mbërtheu duart rreth kapitenit të ekipit kombëtar ndërsa dyshja shijonin një përqafim të ngrohtë festiv.

Sipas mediumit argjentinas “Clarin”, Farias ka qenë kuzhiniere me “La Albicelesten” për dekadën e fundit dhe udhëton rregullisht me skuadrën e Argjentinës.

Ajo ishte pjesë e organizimit gjatë fitores së Copa Americas dhe Finalissimaa vitin e kaluar në “Wembley” kundër Italisë, dhe udhëtoi për të gatuar për ekipin në Katar për Kupën e Botës, katër vjet pasi bëri të njëjtën gjë në Kupën e Botës Rusia 201

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco