Gianluca Vialli po lufton me jetën, nëna e tij 87-vjeçare niset drejt Londrës

Gianluca Vialli po lufton me jetën, nëna e tij 87-vjeçare niset drejt Londrës

11:55, 20/12/2022

Gjendja shëndetësore e legjendarit Gianluca Vialli u përkeqësua dhe ai u shtrua sërish në një spital në Londër për shkak të një tumori në pankreas.

Lojtari i njohur i kombëtares italiane prej pesë vitesh po lufton me tumorin e pankreasit dhe gjendja e tij papritur u përkeqësua dhe u shtrua me urgjencë në spital.

58 vjeçari kishte kryer më parë dy cikle kimioterapie dhe pasi u njoftua të mërkurën se ai “do të largohej përkohësisht nga posti i menaxherit të ekipit të kombëtares italiane”, shumë ishin të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, edhe nëna 87-vjeçare e Viallit, Maria Teresa, ka fluturuar drejt Londrës për të qenë me djalin e saj, gjë që flet shumë për seriozitetin e situatës.

Gjatë karrierës së tij, Vialli ka veshur fanellat e Cremonese, Sampdoria, Juventus dhe Chelsea. Si futbollist fitoi Ligën e Kampionëve, Kupën UEFA dhe Kupën e Fituesve të Kupave dhe shënoi 16 gola në 59 ndeshje për kombëtaren italiane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco