Champions League Femra/ Vllaznia mposhtet nga PSG-ja, rezultati

Champions League Femra/ Vllaznia mposhtet nga PSG-ja, rezultati

21:00, 23/11/2022

Dominim absolut i skuadrës franceze, teksa Vllaznia u mposht mbrëmjen  e sotme me rezultatin 5-0 nga PSG-ja në duelin e vlefshëm për grupet e Champions-it.

Disfata e tretë radhazi për vajzat shkodrane, ndaj klubeve prestigjioze, që janë dukshëm superiorë.

Plot 15 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar në këto 3 duele. Për sa i përket përballjes së sotme, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të PSG-së.

Gejaro hapi serinë e golave në minutën e 39-të, teksa në të 44-tën Gjergji shkaktoi autogol.

Në pjesën e dytë skuadra franceze realizoi edhe 3 gola të tjerë me Bakman, Baltimor dhe Folke.

Për sa i përket statistikave, Vllaznia nuk goditi asnjëherë portën, kundrejt 15 gjuajtjeve në kuadrat të PSG-së.

Në sfidën e radhës vajzat shkodrane do të presin PSG-në në “Loro Boriçi” në ndeshjen e kthimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco