Katar 2022: Dëgjoni këngën e Kupës së Botës 'Tukoh Taka' me Maluma, Nicki Minaj dhe Myriam Fares

Katar 2022: Dëgjoni këngën e Kupës së Botës 'Tukoh Taka' me Maluma, Nicki Minaj dhe Myriam Fares

20:48, 18/11/2022

FIFA ka publikuar këtë të premte himnin zyrtar të kampionatit botëror që pritet të nis më 20 nëntor.

Himni i titulluar “Tukoh Taka” është një bashkëpunim mids reperes Nicki Minaj, Malumas dhe këngëtares libaneze Myriam Fares.

Kënga është në tre gjuhë ku vihen re motive të shtuara të Lindjes së Mesme, si shkretëtirat dhe ritmet e muzikës arabe, në nder të organizatorëve të Katarit.

Përveç performancës së këngëtarëve, video-klipi shoqërohet me imazhe të ndeshjeve të ndryshme të futbollit nga kmpionatet e mëparshme botërore.

“Tukoh Taka” u prodhua nga Gordo, Play-N-Skillz dhe Massari. Ajo është kënga më e fundit e publikuar si pjesë e kolonës zanore përuruese të Kupës së Botës, e përcaktuar nga FIFA  dhe si kolona zanore e këtij botërori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco