Modric, mbrëmë bëri gabimin më të madh në karrierë, reagimi tregon se sa i turpëruar ndihej

Modric, mbrëmë bëri gabimin më të madh në karrierë, reagimi tregon se sa i turpëruar ndihej

10:45, 11/11/2022

Mbrëmë lojtarët e Real Madrid mposhtën 2-1 Cadizin dhe kështu iu rikthyen fitoreve, por detaji më emocionues i ndeshjes ishte gabimi i Luka Modric.

Mesfushori gjenial është mësuar të na kënaqë nga ndeshja në ndeshje, edhe pse është afër fundit të karrierës, por dueli ndaj Cadiz-it do të mbahet mend për humbjen ndoshta më të madhe në karrierën e tij të pasur.

Dhjetë minuta para fundit, kur Reali kishte epërsi 2-0, Modric mori një top  nga krahu i djathtë. Portieri nuk ishte vendosur mirë, por futbollisti kroat goditi jashtë nga vetëm pesë-gjashtë metra larg portës.

Askush në stadium nuk mund ta besonte atë që ndodhi dhe video u bë hit në rrjetet sociale. I vetëdijshëm për atë që humbi, Modric u shtri në fushë për disa sekonda.

Komenti i trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti pas ndeshjes flet më së miri se çfarë lloj dështimi është. Italiani i famshëm ka bërë shaka me Modricin dhe ka thënë se ka qenë me fat që Zlatko Dalic e kishte publikuar tashmë listën për Katarin, përndryshe nuk do të ishte aty.

"Rasti i humbur i Modric? I thashë se është me fat që më herët u shpall lista e kombëtares kroate për Katarin", tha Ancelotti duke buzëqeshur.

Fatmirësisht rasti i humbur nga Modric nuk i kushtoi shtrenjtë madrilenëve, pasi pësuan një gol deri në fund, por me shumë vështirësi arritën një triumf të vlefshëm në betejën për kreun me Barcelonën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco