Fernando Santos beson te mrekullia: Mund ta fitojmë Botërorin, ja cila është favorite

Fernando Santos beson te mrekullia: Mund ta fitojmë Botërorin, ja cila është favorite

22:15, 10/11/2022

 

Fernando Santos, trajner i Portugalisë, shpjegoi arsyet që çuan në zgjedhjen e 26 lojtarëve për “Katar 22”, teksa ka lënë jashtë emra të tillë si Guedes dhe Renato Sanches.

“Kemi vëzhguar dhe analizuar gjithçka në këto muaj. Thirrjet janë bazuar në atë që kemi parë, nuk ka asgjë të re. Ne duam që të kemi lojtarët më të mirë si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Mund të kishim bërë edhe zgjedhje të tjera. Deri në fund kishte dyshime, sepse disa lojtarë janë të ngjashëm sa u përket statistikave. Ne do të marrim të gjithë përgjegjësinë për zgjedhjet e bëra”.

Mungesa e Moutinhos, Renato Sanches dhe lojtarëve të tjerë?

“Nuk duhet të fokusohemi në çështje individuale, në përjashtime individuale. Duhet të mendojmë se çfarë është më e mira për ekipin.”

Ambicia?

“Mendoj se mund të synojmë trofeun, kjo skuadër mund ta bëjë këtë. Favorite është Franca, pasi ka fituar Botërorin e fundit”.

Çfarë mund të japë Ronaldo?

“Ne do të përpiqemi të kuptojmë se cilat janë kushtet më të mira për marrë  më të mirën nga individë të veçantë, përfshirë Cristianon”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco