Pagat e trajnerëve në ‘Katar 2022’, Hansi Flik kryeson listën

Pagat e trajnerëve në ‘Katar 2022’, Hansi Flik kryeson listën

21:49, 10/11/2022

Me afrimin e fillimit të Kupës së Botës, janë bërë gjithnjë e më shumë informacione lidhur me kombëtaret që do të garojnë në Katar.

“Finance Football” bëri të ditur pagat e 32 përzgjedhësve dhe aty mund të vërehet një ndryshim i madh midis trajnerit me pagën më të lartë (Hansi Flik) dhe trajnerit me pagën më të ulët (Jalel Kadri).

Hansi Flick, trajneri i Gjermanisë, ka një pagë vjetore prej 6.500.000 euro.

I dyti në listën e përzgjedhësve më të paguar është lideri i Anglisë, Gareth Southgate me 5.800.000 euro.

Në vendin e tretë është Didier Deshamps nga Franca me pagë vjetore 3.800.000, i ndjekur nga Tite (Brazil) me pagë 3.600.000 euro.

Pasojnë Louis van Gaal (Holandë), Xherardo Martino (Meksikë), Lionel Skaloni (Argjentinë), Feliks Sançez Bass (Katar), Fernando Santos (Portugali) dhe Murat Jakin (Zvicër).

Në fund të kësaj liste janë trajnerët e Serbisë dhe Kroacisë, ndërsa trajneri i Tunzisë, Jalil Kadri ka pagën më të ulët, me 130 mijë euro në vit.

Pagat e trajnerëve të Kupës së Botës në Katar:

Hans Flick (Gjermani) 6.500.000

Gareth Southgate (Angli) 5.800.000

Didier Deschamps (Francë) 3.800.000

Tite (Brazil) 3.600.000

Louis van Gaal (Holandë) 2,900,000

Gerardo Martino (Meksikë) 2 900 000

Lionel Scaloni (Argjentinë) 2 600 000

Felix Sanchez Bass (Katar) 2,400,000

Fernando Santos (Portugali) 2,250,000

Murat Jakin (Zvicër) 1.600.000

Paulo Bento (Kore e Jugut) 1.300.000

Graham Arnold (Australi) 1,300,000

Greg Berhalter (SHBA) 1 250 000

Roberto Martinez (Belgjikë) 1.200.000

Kasper Hjulmand (Danimarkë) 1 150 000

Luis Enrique (Spanjë) 1.150.000

Herve Renard (Arabia Saudite) 1,100,000

Hajime Moriasu (Japoni) 1.050.000

Diego Alonso (Uruguai) 860,000

Gustavo Alfaro (Ekuador) 770 000

Dragan Stojkoviq 650.000

Dragan Skocic (Iran) 650.000

Zlatko Dalić (Kroaci) 550.000

Czeslaw Michnieëicz (Poloni) 500.000

John Herdman (Kanada) 480,000

Chris Hudgton (Gana) 400,000

Rob Page (Uells) 380,000

Walid Regraghi (Marok) 920.000

Luis Suarez (Kosta Rika) 350.000

Kwnga Rigobert (Kamerun) 340 000

Ali Cisse (Senegal) 310 000

Jalel Kadri (Tunizi) 130 000

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco