Presidenti i Galatasarayt shfaq dëshirën të blejë kartonin e Mauro Icardit

Presidenti i Galatasarayt shfaq dëshirën të blejë kartonin e Mauro Icardit

19:52, 10/11/2022

Galatasaray është gati të blejë përfundimisht kartonin e Mauro Icardit, i transferuar në verë te gjigantët turq në formën e huazimit nga PSG.

Presidenti i skuadrës nga Stambolli, në një deklaratë për televizionin turk TRT Spor, theksoi se argjentinasi është një “yll” botëror i futbollit dhe si i tillë i intereson ta ketë për një kohë të gjatë në skuadër.

“Nëse Paris Saint Germain dëshiron ta shesë Mauro Icardin dhe kërkesat e tyre ekonomike u përshtaten kushteve tona, Galatasaray nuk do të hezitojë të shtojë në organikë një “yll” global si Icardi”, u shpreh Dursun Ozbek.

Në fakt, klubi turk paguan vetëm një pjesë të vogël të pagës Mauro Icardit, ndërsa rreth 6 milionë euro ia paguan PSG.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco