‘Makineria’ Haaland’/ Ylli norvegjez ‘mjaft modest’: Mbrojtësit e Premier League me kanë frikë

‘Makineria’ Haaland’/ Ylli norvegjez ‘mjaft modest’: Mbrojtësit e Premier League me kanë frikë

19:05, 10/11/2022

 

Haaland mendon se mbrojtësit e Premier Ligës kanë frikë nga ai.

Superylli i Manchester City, Erling Haaland nuk është i sigurt nëse mbrojtësit e Premier Ligës janë të frikësuar nga ai, por nuk e ka përjashtuar as këtë gjë.

Haaland ka thyer një rekord në fillim të sezonit në Angli këtë verë pasi u transferua nga Borussia Dortmund, dhe prin i vetëm për ta fituar Këpucën e Artë për sezonin 2022/23.

Mbrojtësit në veri dhe jug të Anglisë janë duke vuajtur nga gjiganti norvegjez, i cili shikohet si i pandalshëm, duke dërguar të pyetjet se kur, jo nëse ai do ta thyejë rekordin e golashënuesit më të mirë në Premier Ligë.

“Nuk e di. Ju duhet t’i pyesni ata”, tha Haaland për “Goal” kur u pyet për atë se ai i frikësohen atij kur është në zonë mbrojtësi. “Ata ndoshta thonë jo, por ndoshta edhe janë!”.

Haaland është i ri për shumicën e mbrojtësve anglez këtë sezon, edhe pse ka mundur të jetë shumë më ndryshe pasi që shumë vite të fëmijërisë së tij i ka kaluar në Angli.

I lindur në Leeds teksa babai i tij, Alfie luante në Premier Ligë, Haaland mund t’i kishte përfaqësuar edhe Tre Luanët, por ai mori vendimin për të ndjekur gjurmët e babait të tij dhe të luante për Norvegjinë, ku ka kaluar më shumë kohë të jetës së tij.

“Kam jetuar këtu për tri vite e gjysmë, katër vite më saktë”, shpjegon ai. “Por, mandej kam jetuar më gjatë në Norvegji dhe ishte natyrale për mua ta zgjidhja Norvegjinë. Kurrë nuk e dini si mund të vazhdonte kjo gjë nëse babai i im do të luante më gjatë në Angli, ndoshta tani do të isha anglez! Por, jam norvegjez dhe jam krenar për këtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco