Portieri legjendar i Spanjës, Casillas: Do doja shumë të isha në këtë Botëror

Portieri legjendar i Spanjës, Casillas: Do doja shumë të isha në këtë Botëror

18:15, 10/11/2022

Shumë pak ditë na ndajnë nga evenimenti më i madh sportive, Kupa e Botës 2022.

Teksa shumë kombëtare si Anglia, Brazili, Franca, Portugalia, Senegali kanë publikuar listat, nesër do të zbulohen përzgjedhjet e trajnerit të Spanjës, Luis Enrique.

Ish-portieri, Iker Casillas, i cili është tërhequr nga kombëtarja në vitin 2016 ka reaguar përmes një postimi në Twitter.

Ai ka bërë shaka më ndjekësit e tij duke thënë se do dëshironte të ishte pjesë e lojtarëve që do të shkonin në Katar.

“Me shumë dëshirë për të qenë në listën e Botërorit 2022”.

Image

Rikujtojmë që ai ka fituar Kupën e Botës në 2010, i vetmi Botëror i Spanjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco