Southgate shpjegon pse la Abraham jashtë Botërorit

Southgate shpjegon pse la Abraham jashtë Botërorit

17:48, 10/11/2022

Zgjedhjet e Gareth Southgate kanë çuditur shumëkënd, pasi trajneri i Anglisë vendosi të linte jashtë Botërorit sulmuesin e Romës, Tami Abraham, ndërsa mori me vete James Medison, i cili ka luajtur më parë vetëm një sfidë me fanellën e “Tre Luanëve”.

“Tami ka kaluar një periudhë të vështirë në zonën e golit në momentin e gabuar… Forma e momentit mund të jetë shumë e rëndësishme”, shpjegoi Southgate lënien jashtë të sulmuesit të Romës, i cili ka shënuar 3 gola në 11 ndeshje me fanellën e Anglisë.

“Medison po luan shumë mirë, ka fituar të drejtën të jetë në Botëror. Ai është një lojtar i mirë dhe mund të na dhurojë diçka ndryshe në sulm. Sipas meje, po luan në nivelin e çdo sulmuesi që luan në vendin tonë”, theksoi trajneri i Anglisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco