Martinez publikon listën e Belgjikës në Kupën e Botës

Martinez publikon listën e Belgjikës në Kupën e Botës

14:35, 10/11/2022

Belgjika ka publikuar listën e Botërorit të Katarit, e cila do të mbahet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor.

Trajneri Roberto Martinez ka grumbulluar 26 futbollistë, mes tyre fantazistin e Milanit, Sharls De Ketelar dhe sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Një vendim surprizë ky i trajnerit të “Djajve të Kuq”, duke parë se gjiganti belg i zikaltërve ka pësuar dy dëmtime në një hark shumë të shkurtër kohor, duke bërë që mos të aktivizohet shumë në këtë sezon me nënkampionët e Italisë.

Gjithashtu për këtë listë zhgënjehen dy lojtarë të tjerë të Milanit që prisnin një ftesë nga kombëtarja, Divok Origi, i cili po merr minuta me kampionët aktualë të Italisë dhe Aleksis Salemakers, i cili ndodhet i dëmtuar, por ka marrë “OK” nga mjekët për të luajtur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco