Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Botërori, Musiala zbulon tre favoritët përveç Gjermanisë

Botërori, Musiala zbulon tre favoritët përveç Gjermanisë

09:00, 08/11/2022

Mesfushori i Bayern Munich, Jamal Musiala ka folur së fundmi për Botërorin Katar 2022.

Sipas gjermanit skuadra e tyre është një nga ekipet që e meriton Kupën e Botës.

“Unë mendoj se kemi një ekip vërtet të mirë me të cilin mund të arrijmë shumë larg. Cilësia është në dispozicion për të qenë një kandidat i mirë për trofeun. Ne shkojmë në turne me mentalitetin që të jemi në gjendje të fitojmë kupën. Duhet të besosh se fiton. Unë e bëj këtë.”– tha ai.

Ndërsa më tej Musiala zbuloi skuadrat e tjera që sipas tij janë favorite në këtë Botëror.

I pyetur se cilët janë favoritët e triumfit për të, 19-vjeçari përgjigjet: “Janë shumë: Brazili është në top formë, Argjentina, gjithmonë duhet të llogaritësh Francën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco