Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Te Manchester United duan të 'blindojnë' Rashford para muajit janar

Te Manchester United duan të 'blindojnë' Rashford para muajit janar

09:34, 01/11/2022

Manchester United duan të sigurojnë nënshkrimin e Marcus Rashford, para fillimit të vitit të ri kalendarik.

Ylli anglez, Marcus Rashford, ka bërë disa paraqitje të mira nën urdhrat e Erik ten Hag dhe pritet të jetë lojtari i parë që merr një propozim për rinovim kontrate.

Sipas raportimeve të Chris Wheeler nga ‘Dailymail’, Manchester United duan të sigurojnë rinovimin me Rashford, para muajit janar, kur ai do të mund të fliste me skuadra të tjera për një transferim të lirë në verë.

‘Djajtë e Kuq’ do të synojnë kontratë të re, por nëse s’arrijnë një gjë të tillë, kanë një plan B në mendje.

United do të shfrytëzojnë mundësinë që t’ia vazhdojnë Rashfordit kontratën për një vit, nëse ky s’pajtohet për rinovim më të gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco