Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Një person me probleme psikike plagos 5 persona në Milano, mes tyre mbrojtësin e Monzës

Një person me probleme psikike plagos 5 persona në Milano, mes tyre mbrojtësin e Monzës

20:50, 27/10/2022

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në një qendër tregtare në Milano, aty ku një 46-vjeçar me probleme psikike ka sulmuar disa persona dhe ka plagosur 5 prej tyre, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mes viktimave ka qenë edhe mbrojtësi spanjoll i Monzës, Pablo Mari, që sipas raportimeve të mediave italiane, është dërguar menjëherë në spital dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Gjendja e mbrojtësit 29-vjeçar nuk duket shqetësuese, teksa menjëherë në klinikë kanë shkuar edhe administratori i Monzës, Adriano Galliani, si dhe trajneri Palladino, për t’i qëndruar pranë.

Policia ia ka dalë të arrestojë menjëherë agresorin 46-vjeçar, i cili ka rezultuar të ishte një person me probleme psikike, teksa mbeten të paqarta arsyet që e kanë çuar në sulmin ndaj njerëzve në qendrën tregtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco