Guardiola është i shqetësuar se çfarë do të ndodhë me Haaland gjatë zhvillimit të Kupës së Botës

Guardiola është i shqetësuar se çfarë do të ndodhë me Haaland gjatë zhvillimit të Kupës së Botës

13:11, 25/10/2022

Futbollistët që nuk arritën të jenë pjesë e Kupës së Botës me kombëtaret e tyre, do t’i duhet të bëjnë një pushim njëmujor në mes të sezonit futbollistik me klubet.

Njëri prej tyre është edhe Erling Haaland, i cili e nisi sezonin e tij të parë me skuadrën e Manchester City-t me 22 gola në 15 paraqitje.

Norvegjia nuk u kualifikua në Kupën e Botës, ndaj sulmuesi 22-vjeçar do të pushojë nga mesi i nëntorit deri në mes të dhjetorit kur do të rikthehet në stërvitje në Manchester.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, tha se është i shqetësuar për këtë pushim të papritur për lojtarët, por shpreson që Haaland të jetë po aq “vdekjeprurës” pas pushimit si në fillim të sezonit.

“Kam biseduar me lojtarët, Haaland më tha se do të pushojë në Marbella dhe Norvegji. Se si do të luajë në pjesën e dytë të sezonit varet nga mënyra se si do të sillet në Marbella. Ai do të luajë golf atje dhe shpresoj se do të të mos hajë dhe të pijë shumë dhe se ai do të kthehet në klub në formën më të mirë”, tha Guardiola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco