Trembëdhjetë formacionet e Allegrit, njëri ndryshe nga tjetri. Nuk ndryshon vetëm sulmin

Trembëdhjetë formacionet e Allegrit, njëri ndryshe nga tjetri. Nuk ndryshon vetëm sulmin

14:10, 15/10/2022

Trembëdhjetë formacione të ndryshme. Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ende nuk ka arritur të nxjerrë të njëjtin formacion në ndeshjet e zhvilluara këtë sezon. Shpesh edhe për shkak të alternimit mes Szczesny-t dhe Perin, të cilët i kanë ndarë pothuajse njësoj ndeshjet e luajtura deri tani, por në përgjithësi nuk është e vetmja gjë që ndryshon pothuajse gjithmonë. Para së gjithash mbrojtja, e cila shkon nga katër në tre dhe më pas kthehet në origjinë, si në bazë të ndeshjes, por edhe të rezultatit të asaj të mëparshme. Në fakt është sulmi që ndryshon pak: Milik dhe Vlahovic pothuajse gjithmonë  titullarë, pastaj varet nga forma e Kostici, i cili më së shumti përdoret në të majtë (përveç dy rasteve, të fundit me Maccabi).

 

Roli i Serbit varet shumë nga rasti në rastë. Kostic luajti në të majtë me 3-5-2, dhe si mbështetës i sulmuesve në 4-4-2. Është e qartë - dhe ishte edhe para kalimit të tij te Juventus - se ai jep maksimumin si një anësor, një rol ku ai fitoi edhe Europa Leaguen e fundit. Edhe mesfusha, mungesa e Pogbas, ka pasur ndryshimet e veta: Zakaria është përfshirë në ndeshjen e parë në kampionat dhe më pas është shitur, McKennie ndryshon shpesh pozicione, Paredes ka gjetur më shumë hapësirë ​​dhe vazhdimësi, sidomos në Champions League. Rabiot ka munguar për një kohë. Me pak fjalë, Juventus nuk mund të gjejë një njëmbëdhjetëshe apo edhe një formacion tipik. Dhe kjo mund të jetë një problem

 

Formacionet

 

Liga e Kampioneve

 

PSG

Perin; Danilo, Bonucci, Bremer; Cuadrado, Miretti, Rabiot, Paredes, Kostic; Vllahovic, Milik.

BENFICA

Perin; Danilo, Bonucci, Bremer; Cuadrado, Miretti, McKennie, Paredes, Kostic; Vllahovic, Milik.

MACCABI

Szczesny; Cuadrado, Danilo, Bremer, De Sciglio; Rabiot, Paredes, McKennie; Di Maria, Vllahovic, Kostic.

MACCABI

Szczesny; Danilo, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Cuadrado, Rabiot, Paredes, McKennie;  Di Maria, Vlahovic.

Në kampionat

SASSUOLO

Perin; Danilo, Bremer, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Locatelli, Zakaria, McKennie; DiMaria, Vlahovic

SAMPDORIA

Perin; Danilo, Rugani, Bremer, Alex Sandro; Rabiot, Locatelli, McKennie; Cuadrado, Vlahovic, Kostic.

ROMA

Szczesny; De Sciglio, Danilo, Bremer, Alex Sandro; Rabiot, Locatelli, Miretti; Cuadrado, Vlahovic, Kostic.

SPEZIA

Szczesny; Danilo, Bremer, Gatti, De Sciglio; Rabiot, Locatelli, Miretti; Cuadrado, Vlahovic, Kean.

FIORENTINA

Perin; Cuadrado, Danilo, Bremer, Alex Sandro; Locatelli, Paredes, McKennie; Di Maria, Milik, Kostic.

SALERNITANA

Perin; Cuadrado, Bonucci, Bremer, De Sciglio; Miretti, Paredes, McKennie; Kean, Vllahovic, Kostic.

MONZA

Perin; De Sciglio, Gatti, Bremer, Danilo; Miretti, Paredes, McKennie; Di Maria, Vllahovic, Kostic.

BOLOGNA

Szczesny; Danilo, Bremer, Bonucci, Alex Sandro; McKennie, Rabiot, Locatelli, Kostic; Milik, Vllahovic.

MILAN

Szczesny; Danilo, Bremer, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Rabiot, Locatelli, Kostic; Vllahovic, Milik.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco