Kalendari i javës së dytë të kampionatit të vajzave, spikat derbi kryeqytetas

Kalendari i javës së dytë të kampionatit të vajzave, spikat derbi kryeqytetas

17:22, 14/10/2022

Java e dytë e kampionatit të vajzave do të zhvillojë të pesta sfidat këtë të shtunë e të diel.

Pesë takime që sigurisht premtojnë shumë emocione, teksa që në javën e parë, kampionati ka prodhuar shumë gola dhe lojë të fortë.

Spikat këtë fundjavë derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Kinostudios.

Vajzat bardheblu të drejtuara nga Aurora Seranaj nuk e kanë bërë ende ‘sefte’ për këtë vit, teksa do të tentojnë të ‘rrëmbejnë’ tre pikëshin e parë ndaj Kinostudios, që një javë më parë u mund nga Apolonia në shtëpi.

Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ në ora 14:00.

Ndërkaq, dy sfidat e tjera të së shtunës janë ato mes Lushnja – Skënderbeu, një përballje jo e lehtë për të dyja ekipet, që do të kërkojnë fitoren këtë javë.

Kjo ndeshje është planifikuar të nisë në ora 12:00. Nga ana tjetër, Laçi do të ndeshet me Kukësin, teksa sfida do të nisë në ora 14:00.

Ekipi pretendent në garë për titullin e 10-të radhazi, Vllaznia do të udhëtojë të dielën drejt Durrësit, ku do të luajë kundër Teutës.

Një ndeshje e fortë, teksa në ndeshjet e javës së parë, dy skuadrat kanë fituar me goleada, duke u gjendur në kuotën e tre pikëve në kampionat.

Nga ana tjetër, ekipi tjetër i kryeqytetit, Partizani do të presë në shtëpi fieraket, në një sfidë që duket të jetë e vështirë për të dyja ekipet, duke parë edhe rritjen e tyre të vazhdueshme.

Skuadrat do të kërkojnë fitore për të vijuar me ecurinë pozitive, teksa gjithçka do të mësohet nesër.

Kjo ndeshje do të transmetohet edhe LIVE në kanalin e Youtube të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndeshjet e javës së dytë të kampionatit të vajzave:

Lushnja – Skënderbeu, e shtunë, ora 12:00

Laçi – Kukësi, e shtunë, ora 14:00

Tirana – Kinostudio, e shtunë, ora 14:00

Teuta – Vllaznia, e diel, ora 13:00

Partizani – Apolonia, e diel, ora 13:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco