Humbi sfidat e Kombëtares, Marash Kumbulla rikthehet me Romën dhe bën këtë postim

Humbi sfidat e Kombëtares, Marash Kumbulla rikthehet me Romën dhe bën këtë postim

18:15, 10/10/2022

Marash Kumbulla u aktivizua në minutën e 88-të në sfidën e fundit të Romës në Serinë A përballë Lecces, në “Olimpico”, e mbyllur me fitoren e verdhekuqve 2-1.

Mbrojtësi kuqezi ishte aktivizuar për herë të fundit në kampionat në takimin me Monzën, në fund të muajit gusht (e fituar 3-0 nga skuadra e Romës).

Për arsye dëmtimi, qendërmbrojtësi shqiptar mungoi për rreth 1 muaj e gjysmë, madje humbi edhe ndeshet e kombëtares.

Edhe pse qëndroi vetëm disa minuta në lojë, për Kumbullën rikthimi në fushë ishte shumë i rëndësishëm, çka kuptohet edhe nga postimi i fundit në Instagram:

“Bukur të kthehesh në fushë. Forca Roma, mendjen te ndeshja e radhës!”

Image

Verdhekuqtë nuk kanë kohë për të marrë frymë, pasi në mesjavë i pret ndeshja me Betisin, në Europa League, e cila duhet fituar për të rritur shanset për kualifikimin në fazën tjetër.

Në takimin e zhvilluar në Romë, mesjavën e kaluar, verdhkuqtë u mposhtën me përmbysje 1-2.

Kumbulla ishte i grumbulluar, por nuk u aktivizua as si zëvendësues nga Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco