Barcelona do të ndërtojë një statujë të Lionel Messit jashtë ‘Camp Nou’

Barcelona do të ndërtojë një statujë të Lionel Messit jashtë ‘Camp Nou’

17:23, 10/10/2022

Lionel Messi do ta ketë një statujë jashtë "Camp Nou"-t.

Presidenti i skuadrës së Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se klubi do ta nderojë ikonën argjentinase me një statujë.

Lionel Messi ka shkruar historinë me skuadrën e Barcelonës, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm, si dhe duke fituar shumë çmime individuale, përfshirë shtatë "Topa të Artë" (të shtatin e mori me fanellën e PSG, por paraqitjet i kishte me fanellën e Barçës).

Për kontributin e tij, të paparë ndonjëherë në futboll ose në ndonjë klub, Barca do ta shpërblejë Messin.

“Ne do ta ndërtojmë një statujë të Leo Messi jashtë ‘Camp Nou’. Vendimi është marrë”, ka thënë Laporta.

Ka disa raportime që thonë se Leo Messi mund të kthehet te Barcelona gjatë verës tjetër.

35-vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit. Ai ka opsionin për të vazhduar në ‘Parc des Princes’, por Barça do të bëjë maksimumin për ta kthyer në ‘Camp Nou’. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco