Mungesë e madhe te PSG për ndeshjen ndaj Benfikës

Mungesë e madhe te PSG për ndeshjen ndaj Benfikës

15:58, 10/10/2022

PSG do të përballet me Benfikën në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve të Championsit me një mungesë shumë të rëndësishme. Nga Franca raportojnë se Lionel Messi nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme stërvitore (mungoi edhe në ndeshjen ndaj Reims), një ditë para kësaj sfidë. Argjentinasi pësoi një kontraktim muskulor pikërisht përballë Benfikës, në takimin e zhvilluar në Portugali (1-1).

Pavarësisht “terapive qetësuese”, që shërbimi mjekësor i klubit i ka bërë, sulmuesi i është nënshtruar trajtimit gjatë gjithë fundjavës.

Në klubin parizien nuk dëshiron të rrezikojnë, pasi kualifikimin për në 1/8 është në rrugën e duhur. Përveç kësaj, këtë fundjavë PSG do të luajë klasiken franceze kundër Marsejës dhe Kupa e Botës fillon pas gjashtë javësh.

Sezoni i deritanishëm i Messit ka rezultuar mjaft pozitiv. Përveç pesë golave ​​dhe shtatë asistimeve në Ligue 1, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim edhe në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco