Mik i ngushtë me presidentin, De Rossi kandidat për stolin e ekipit italian

Mik i ngushtë me presidentin, De Rossi kandidat për stolin e ekipit italian

15:49, 10/10/2022

Daniele De Rossi është gati të nisë aventurën e parë si trajner i parë. Ish-kapiteni i Romës punoi si ndihmës i Roberto Mancinit te kombëtarja italiane në suksesin e madh në Euro 2022.

Karriera e 39-vjeçarit pritet të nisë nga Serie B. Spal shkarkoi trajnerin Roberto Venturato për mungesë të rezultateve dhe presidenti Joe Tacopina dëshiron t’i besojë stolin De Rossit.

Të dy kanë një miqësi të madhe me njëri-tjetrin, teksa në garë për stolin e Spalit është edhe Massimo Oddo. Tacopina ka qenë më parë edhe presidenti i Venezias dhe Bolognas.

Spal ka si objektiv rikthimin në Serie A, por skuadra nuk ka bërë mirë deri tani dhe renditet në vend të 14-të me nëntë pikë të grumbulluara në tetë javë kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco