Atletico Madrid bën zyrtare blerjen e Griezmann nga Barcelona

Atletico Madrid bën zyrtare blerjen e Griezmann nga Barcelona

15:33, 10/10/2022

Një ditë pasi Joan Laporta, president i Barcelonës, njoftoi arritjen e marrëveshjes me Atléticon e Madridit për kartonin e Antoine Griezmann, vjen edhe zyrtarizimi nga klubi bardhekuq: francezi bëhet lojtar i Atléticos, skuadër me të cilën ka nëshkruar deri në qershor të vitit 2026.

“Në 304 ndeshje zyrtare si bardhekuq, Griezmann ka dhënë 59 asistime dhe ka shënuar 144 gola, duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në historinë tonë…”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e Atléticos.

Marrëveshja mes klubeve është arritur për 20 milionë euro plus katër milionë të tjerë në formë bonusesh.

Sa i përket kushteve të kontratës së re të Griezmannit me Atléticon, lojtari do të ulë sërish pagën e tij (e uli fillimisht kur u kthye në formë huazimi në verën e vitit 2021) dhe do të marrë rreth shtatë milionë euro në sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco