Haaland e do mishin 'si Hannibal': Ju të tjerët nuk e hani atë, por unë kujdesem për trupin tim

Haaland e do mishin 'si Hannibal': Ju të tjerët nuk e hani atë, por unë kujdesem për trupin tim

12:59, 10/10/2022

Mediat angleze kanë bërë një krahasim mes sulmuesit norvegjez, Erling Haland dhe Hannibal Lecter, personazhit të luajtur nga Anthony Hopkins në filmin “When the Lambs Falling Silent”, për shkak të dietës së tij.

Gjatë një interviste për mediat angleze, Haaland ka zbuluar se dieta e tij nuk është si ajo e "njerëzve normalë”, dhe gjithashtu theksoi se ai pi ujë të filtruar posaçërisht.

Ju të tjerët nuk e hani atë, por unë kujdesem për trupin tim. Mendoj se ushqimi dhe cilësia e mirë është gjëja më e rëndësishme.

Njerëzit thonë se mishi është i keq, por çfarë lloj mishi?

Mishi i blerë në McDonald’s apo mishi i një lope që është rritur me bar të freskët?

Unë ha zemrën dhe mëlçinë”, zbuloi Haaland .

Ai vazhdoi duke thënë se trupi i tij përfiton shumë nga uji i filtruar.

"Fillova gjithashtu të filtroj ujin. Mendoj se trupi im përfiton shumë nga kjo. Gjëja e parë që bëj në mëngjes është të vendos pak diell në sytë e mi dhe mendoj se kjo është e mirë për ritmin e përditshëm", shtoi sulmuesi norvegjez.

Zemra dhe mëlçia, sigurisht me origjinë shtazore, janë ushqime të pasura me vitaminë B, hekur, fosfor, bakër dhe magnez.

Babai i tij Alfie thotë se Erling u frymëzua të ushqehej shëndetshëm pasi Patrice Evra i tregoi atij për mënyrën se si ushqehet Cristiano Ronald.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco