VIDEO/ Ronaldo futet në fushë nga stoli dhe i jep fitoren Manchester United

VIDEO/ Ronaldo futet në fushë nga stoli dhe i jep fitoren Manchester United

22:03, 09/10/2022

Manchester United u rikthye te fitorja në kampionat pas humbjes 6-3 në derbi, teksa mposhti mbrëmjen e sotme, Evertonin me përmbysje 1-2.

Heroi i “Djajve të Kuq” në këtë përballje ishte Cristiano Ronaldo, i cili u fut nga stoli në minutën e 29-të, ndërkohë që tundi rrjetën në të 44-tën.

Për sa i përket sfidës, vendasit kaluan të parët në avantazh me Iobin në minutën e 5-të.

Festa e skuadrës së Lampard zgjati vetëm 10 minuta, pasi në të 15-tën, braziliani Antoni vendosi baraspeshën.

Për golin e fitores mendoi ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Në pjesën e dytë rezultati mbeti i pandryshueshëm.

Në minutën e 81-të, Rashford provoi të trefishonte shifrat, por goli u anulua për prekje me dorë.

Me këtë fitore United u ngjit në vendin e 5-të, me 15 pikë në 8 ndeshje.

Sfidën e radhës “Djajtë e Kuq” do e luajnë në shtëpi ndaj Njukastëll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco