Giresse përballjen ndaj Zvicrës e konsideron si ndeshje speciale

Giresse përballjen ndaj Zvicrës e konsideron si ndeshje speciale

18:31, 09/10/2022

Kosova ka njohur rivalët në rrugën e saj drejt Euro 2024.

Dardanët, në shortin e tërhequr në Frankfurt, janë përfshirë në Grupin I së bashku me Zvicrën, e cila në radhët e saj ka disa futbollistë me prejardhje nga Kosova.

E pjesë e këtij grupi janë edhe Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra. Duke pasur parasysh faktin se Kosova arriti t’i evitojë disa grupe shumë më të forta, shorti po vlerësohet i favorshëm, mirëpo rruga drejt realizimit të ëndrrës së madhe është jo e lehtë dhe sfiduese.

Përzgjedhësi Alain Giresse ka thënë se në bazë të këtij grupi mund të shpresohet për kualifikim.

“Tani kemi verdiktin e shortit dhe e kemi këtë grup dhe duhet të shohim si mund të kualifikohemi. Mund të ishte një grup më i vështirë, por nuk do të thotë se jemi të magjepsur. Sidoqoftë, mendoj se mund t’i japim vetes ambicien për të arritur një paraqitje të bukur në këtë grup”.

“Sigurisht, do të kemi një ndeshje speciale e ajo është ndeshja kundër Zvicrës, pasi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mes dy popujve janë të veçanta. Tani na mbetet të përgatitemi mirë, t’i vëzhgojmë kundërshtarët tanë dhe të përgatitemi për të qenë në kushtet më të mira që nga muaji mars dhe për ta filluar këtë cikël kualifikimesh me ambicie”, ka theksuar Giresse për faqen zyrtare të FFK-së, pas tërheqjes së shortit në Frankfurt.

Ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2024 do të zhvillohen nga marsi deri në nëntor të vitit të ardhshëm.


 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco