Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shorti i 'EURO2024', flet trajneri i Çekisë: Polonia shihet si favorite, por nuk duhet të nënvlersojmë Shqipërinë

Shorti i 'EURO2024', flet trajneri i Çekisë: Polonia shihet si favorite, por nuk duhet të nënvlersojmë Shqipërinë

14:50, 09/10/2022

Pjesë e Grupit C për kualifikueset e Euro 2024 së bashku me Shqipërinë, Poloninë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë, është shortuar edhe Republika Çeke.

Në Çeki ky short është cilësuar si i favorshëm dhe në prononcimin e parë pas shortit, trajneri i kombëtares çeke, Jaroslav Silhavy u shfaq i kënaqur, duke e shprehur se pavarësisht se Polonia shihet si favorite dhe Shqipëria si një kundërshtar që do t’i hapë punë, ata do të tentojnë kualifikimin.

“Sigurisht që ne duam të avancojmë. Grupi mund të ishte më keq. Polonia si ekip i vazos së parë do të jetë favorit, por sigurisht që do ta ndajmë me ta në ndeshje të ndërsjella dhe besoj se do të jenë mjaft të forta. Sigurisht që nuk duam të nënvlerësojmë skuadrat e tjera, kemi respekt për të gjithë. Por nga tre skuadrat e tjera, kundërshtari më i fortë do të jetë Shqipëria, të cilën nuk duhet ta nënvlerësojmë. Ne luajtëm me Shqipërinë para Euros së fundit dhe ishte një kundërshtar shumë i pakëndshëm. Ishte një ndeshje miqësore atëherë, vitin e ardhshëm do të jetë për pikë. Nuk do ta nënvlerësojmë”, tha trajneri i Çekisë Jaroslav Silhavy pas shortit në Frankfurt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco