E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 22 vjeçare mbrojtësi i Real Sociedad

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 22 vjeçare mbrojtësi i Real Sociedad

11:51, 09/10/2022

Një lajm i trishtë vjen nga Spanja. Është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij, futbollisti i të rinjve të Real Sociedad, Unai Arruabarrena, 22 vjeç.

Lajmin tragjik e ka dhënë vetë klubi i Sociedad përmes një publikimi në faqen zyrtare ku ndër të tjera u shpreh ngushëllime familjarëve.

“Real Sociedad dëshiron të shprehë dhimbjen dhe pikëllimin e saj për vdekjen e Unai Arruabarrena. I riu nga San Sebastiani ishte pjesë e klubit të Socidead. Dëshirojmë të përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Unai Arruabarrena”, shkruhet në reagimin e klubit spanjoll.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco