Spektakël në klasiken gjermane, Dortmund-Bayern pa fitues, rezultati vendoset në shtesë

Spektakël në klasiken gjermane, Dortmund-Bayern pa fitues, rezultati vendoset në shtesë

20:41, 08/10/2022

Del Klassiker mbyllet pa fitues! Borussia Dortmund-Bayern Munich u ndanë me barazimin 2-2 në “Signal Iduna Park”, në një takim që në fraksionin e parë u dominua nga miqtë, ndërsa në të dytin nga vendasit.

Pjesa e parë e takimit, të vlefshëm për raundin e nëntë të Bundesliga, foli për kampionët e Gjermanisë.

Ndeshja vazhdoi me barazim pa gola në gjysmë orën e parë, ndërsa goli i zhbllokimit të rezultatin erdhi në minutën e 33’, kur Goretzka i asistuar nga Musiala gjeti rrugën drejt rrjetës.

Ndërsa në filim të fraksionit të dytë bavarezët ishin më dominues dhe Sane do të realizonte golin e dytë për Bayern në minutën e 53’, ku edhe në këtë realizim Musiala do të asistonte sërish.

Sfida vazhdoi me rezultatin 0-2 deri në minutën e 74’, moment kur Moukoko i asistuar nga Modeste i dhuroi golin e parë Dortmund-it, duke ngushtuar diferencën.

Në minutën e 90’ Bayern mbeti në inferioritet numerik, pasi Coman mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Teksa në minutën e 90+5’ Borussia Dortmund do të barazonte me Modeste, duke dalë nga ky takim me një pikë.

Pas javës së nëntë Bayern renditet në vend të tretë me 16 pikë, teksa Dortmund në vend të katërt me po 16 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco