'Me Uzunin bëjmë krenar vendin tonë’, Sadiku ka një mesazh për Rejën: Mezi pres ftesën e kombëtares

'Me Uzunin bëjmë krenar vendin tonë’, Sadiku ka një mesazh për Rejën: Mezi pres ftesën e kombëtares

20:24, 03/10/2022

Armando Sadiku nuk vesh fanellën kuqezi që prej shtatorit të vitit 2020, kur luante si titullar në humbjen 0-1 ndaj Lituanisë dhe dy vite larg Kombëtares janë vërtetë shumë për sulmuesin.

Tashmë në moshën 31-vjeçare, Sadiku ka rigjetur veten në Segunda Division të Spanjës, ku ka shënuar 4 gola me fanellën e Cartagenës, teksa në emisionin kuqezi foli edhe për duelin në distancë me Myrto Uzunin, që gjithashtu po bën mirë në të njëjtën ligë, por me fanellën e Granadës.

Si po komentohet rivaliteti mes jush dhe Uzunit në Ligën e Dytë Spanjolle?

Është e vërtetë. Në javët e para, kur Uzuni filloi të shënojë gola, lojtarët e skuadrës time nuk e njihnin dhe më pyesnin se kush është ky, që po luan kaq mirë dhe po bën kaq mirë. Tani Myrto po tregon veten, pasi luan në një ekip me buxhet shumë të madh, me lojtarë me kualitet dhe po tregon veten, duke shënuar 6 gola deri tani. Unë jam krenar për duelin me të, pasi jemi dy shqiptarë dhe po ngremë edhe emrin e vendit tonë.

A e pret një ftesë për miqësoren me Italinë?

E pres me shumë emocion dhe si të ishte ftesa e parë që më ka ardhur dikur në kombëtare. Unë dua të kthehem të luaj me kombëtaren, sidomos tani që jam duke luajtur dhe shënuar, pasi po kaloj një formë shumë të mirë. Duke njohur veten time, e di që mund të jap ende shumë për të dhënë në Kombëtare, por edhe në karrierën time”, u shpreh Sadiku për “SuperSport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco