Mesfushori shqiptar i jep fitoren skuadrës së tij në kampionatin turk

Mesfushori shqiptar i jep fitoren skuadrës së tij në kampionatin turk

16:45, 01/10/2022

Shqiptari i Kosovës, Bersant Celina, ishte heroi i skuadrës turke të Kasimpasa, në duelin ndaj Gaziantep, të vlefshme për javën e tetë të elitës së futbollit turk.

Mesfushori shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 57-të, duke i  dhuruar fitoren e katërt në kampionat vendasve të Kasimpashës.

Celina u transferua në merkaton e verës, teksa u shndërrua menjëherë në protagonist te skuadra turke.

Me këtë fitore skuadra e Kasimpasa u ngjit në kuotën e 12 pikëve, ku ka regjistruar 4 fitore dhe 4 humbje.

Ky ishte goli i parë me fanellën e skuadrës së re për Celinën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco