Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Nuk ka dyshime, Benzema fiton ‘Topin e Artë’ me 85% të votave

Nuk ka dyshime, Benzema fiton ‘Topin e Artë’ me 85% të votave

16:56, 30/09/2022

Kapiteni i Realit të Madridit, Karim Benzema, do të jetë “Topi i Artë” i ardhshëm.

Kjo nuk ka asnjë diskutim, sipas mediave spanjolle pranë Realit.

Suksesi i francezit është vetëm çështje kohe, edhe zyrtarizimi, pasi nuk bëhet më fjalë për rivalë.

Sipas mediave spanjolle, që i referohen revistës “France Football”, organizatore e ceremonisë, sulmuesi 34-vjeçar ka tashmë 85% të votave për të fituar “Topin e Artë”.

Askush nuk mund ta barazojë atë pas sukseseve të arritura në La Liga dhe në Ligën e Kampioneve me Realin, ku në të dyja kompeticionet, sulmuesi francez ishte golashënuesi më i mirë me 27 dhe 14 gola përkatësisht.

Benzema bëri histori në 12 muajt e fundit dhe fakt është se brenda pak javësh, mundimi i tij do të shpërblehet në “Theatre du Chatelet”, ku do të zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit të kaluar. 85% e tifozëve që votuan në sondazhin e organizuar nga “France Football” nuk dyshojnë se Benzema duhet të kurorëzohet si lojtari më i mirë brenda pak javësh në kryeqytetin francez.

Sulmuesi i Realit të Madridit ka qenë vendimtar në sezonin e kaluar me “Los Blancos”, duke udhëhequr klubin drejt suksesit të trefishtë. Ndërkohë, ajo që bie në sy është se Benzema nuk ka ndonjë rival që mund t’i rrezikojë trofeun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco