U dëmtua në debutim, Monza ndërpret kontratën me ish-kapitenin e Interit

U dëmtua në debutim, Monza ndërpret kontratën me ish-kapitenin e Interit

14:44, 21/09/2022

Andrea Ranocchian u transferua si lojtarë i lirë nga zikaltrit te Monza gjatë merkatos së verës, u dëmtua në ndeshjen e parë të kampionatit.

Dëmtimi në gju që mori lojtari në humbjen ndaj Napolit, e ka detyruar futbollistit që praktikisht të mbyllë para kohe sezonin.

Një gjë e tillë ka detyruar Adriano Gallianin të ndërpresë kontratën me Ranocchian, i cili u dëmtua në sfidën në të cilën debutoi me Monzën.

“AC Monza njofton se Andrea Ranocchia dhe klubi kanë ndërprerë kontratën me konsensus. AC Monza falënderon lojtarin për këta muaj të kaluar së bashku dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen“,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco