A do të thirret Pogba në botëror? Deschamps: Nuk do të vijë vetëm për numër

A do të thirret Pogba në botëror? Deschamps: Nuk do të vijë vetëm për numër

13:57, 16/09/2022

Dëmtimi i Paul Pogba ishte një lajm që shqetësoi jo vetëm Juventusin, por edhe kombëtaren e Francës, kur na ndajnë vetëm 2 muaj nga botërori i Katarit.

 Ndërhyrja në gju e detyron francezin të qëndrojë larg fushave më shumë nga sa ishte parashikuar, por ajo që e shqetëson atë dhe jo vetëm është pjesëmarrja në Kupën e Botës. Mesfushori 29-vjeçar ka nisur garën me kohën dhe po tenton të rikuperohet në kohë, në mënyrë që trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps ta përfshijë në pjesën tjetër të skuadrës që do të shkojë në Katar.

Por a do të grumbullohet Pogba në Kupën e Botës, duke marrë parasysh situatën aktuale të mesfushorit? Pikërisht për këtë gjë ka folur trajneri i Kampionëve në fuqi të botës, Didier Deschamps. Në lidhje me grumbullimin e Paul, ai ishte mëse i qartë duke u shprehur se nuk do ta grumbullojë atë nëse ai nuk ja del të rikuperohet në kohë.

“Pogba është një lojtar me karakter solid dhe është i fokusuar tek rikuperimi pas operacionit në gju. Ai nuk do të vijë me vetëm për të plotësuar grupin. Për sa kohë kam qenë trajner, nuk kam thirrur kurrë një lojtar nëse ai nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimet. Nëse ai nuk  luan dhe nuk është në formë, është e kotë, edhe ai vetë nuk do ta dëshironte këtë gjë.”, u shpreh Deschamps.

Trajneri francez ishte tepër i qartë dhe nuk la vend për dyshim me deklaratat e tij. Me siguri Pogba nuk do të dëshironte kurrë t’i dëgjonte këto fjalë, aq më tepër të vinte në diskutim pjesëmarrjen në një eveniment kaq të rëndësishëm sportiv, por ajo që i ngelet tani është që të punojë për rikuperimin e tij me shpresën se do ja dalë të jetë pjesë e Francës në Botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco