Thashethemet për ndeshjen All-Star në Premierligë po bëhen më të forta: Skuadra e Veriut është ‘brutale’ në krahasim me Jugun

Thashethemet për ndeshjen All-Star në Premierligë po bëhen më të forta: Skuadra e Veriut është ‘brutale’ në krahasim me Jugun

13:10, 16/09/2022

Pasi pronari i ri i Chelsea-t propozoi një ndeshje revolucionare All-Star të Premierligës angleze, thashethemet po bëhen më të forta për të luajtur një takim yjesh të modeluar sipas sporteve amerikane.

Amerikani Todd Boehly, i cili pak muaj më parë mori Chelsean nga Roman Abramovich, është mësuar me lojërat All-Star në SHBA, ku zotëron klube në disa sporte të ndryshme.

Tani ai propozoi të njëjtën lojë në Premier League dhe mediat më të njohura e vazhduan rrëfimin për atë temë, kështu që nuk është e pamundur të ndodhë realisht në të ardhmen.

Image

“Sky Sports” ka shkruar tashmë për një ndeshje të mundshme mes Veriut dhe Jugut, e cila sigurisht do të tërhiqte shumë vëmendje dhe ESPN shkoi një hap më tej dhe bëri formacionin me dy skuadrat që do të luanin një ndeshje All-Star.

Ekipet do të ndaheshin gjeografikisht, pra në veri dhe jug. Në pamje të parë shumë më mbresëlënëse duket skuadra e Veriut, e cila përfshin skuadra nga Manchesteri dhe Liverpooli. Avantazhin në start e krijojnë lojtarët e Manchester Cityt dhe Liverpool-it, të cilët kanë dominuar futbollin anglez prej vitesh, dhe jugu do të përfshinte skuadra nga Londra dhe bregu i jugut.

Veriu: Alisson (Liverpool) – Trippier (Newcastle), Dias (Manchester City), Martinez (Manchester United), CanCelo (Manchester City) – Eriksen (Manchester United), Rodri (Manchester City), De Bruyne (Manchester City) – Salah (Liverpool), Haaland (Manchester City) dhe Foden (Manchester City).

Jugu: Lloris (Tottenham) – James (Chelsea), Romero (Tottenham), Saliba (Arsenal), Zincenko (Arsenal) – Saka (Arsenal), Kante (Chelsea), Rice (West Ham), Sterling (Chelsea) – Kane ( Tottenham) dhe Mitrovic (Fulham).

Image

Është interesante se në listën e pjesëmarrësve në All-Star, sipas ESPN, nuk ka yje si Cristiano Ronaldo, Heung-Min Son, Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk dhe shumë të tjerë. Ekipet kanë ndezur diskutime të shumta interesante në rrjetet sociale.

Në pamje të parë duket se Veriu ka lojtarë shumë më të fortë dhe nëse do të fitonte, d ta zbulojmë në në të ardhmen dhe se këtë lloj spektakli do ta shohim edhe në futbollin anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco