Federer i dha lamtumirën tenisit, reagon Nadal: Shpresoja të mos vinte kjo ditë

Federer i dha lamtumirën tenisit, reagon Nadal: Shpresoja të mos vinte kjo ditë

12:27, 16/09/2022

Tenisti spanjoll Rafael Nadal i ka dhënë lamtumirën Roger Federer pasi zvicerani i famshëm vendosi t'i japë fund karrierës së tij madhështore.

Rafael Nadal dhe Roger Federer shënuan një epokë të veçantë të tenisit botëror me rivalitetin e tyre të madh. Dy tenistët e shtynë njëri-tjetrin për të qenë në maksimumin e tyre dhe i dhanë botës disa ndeshje të mëdha që ne i kujtojmë edhe sot.

Image

Megjithatë, Federer dhe Nadal kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera edhe jashtë fushës. Ishte Nadal ai që ishte ndër të parët që komentoi vendimin e Federerit për t'i dhënë fund karrierës së tij madhështore.

Nadal tha se shpresonte që kjo ditë të mos vinte kurrë dhe se ishte një privilegj i madh të kesh një rival dhe mik në fushë si Roger Federer.

"I dashur mik dhe rival, shpresoja se kjo ditë nuk do të vinte kurrë. Kjo është një ditë e trishtuar për mua personalisht dhe për sportin në mbarë botën. Ishte një nder, por edhe një krenari dhe një privilegj të ndaja gjithë këto vite me ju dhe të jetoja kaq shumë momente të pabesueshme në fushë dhe jashtë saj”, tha në mesazhin e tij Nadal.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco