Mediat në Spanjë zbuluan fanellën e re të Barcelonës për sezonin e ardhshëm, e cila për shkak të ngjyrës së bardhë shkaktoi shumë diskutime në rrjetet sociale.
Katalanasja “Sport” ishte e para që zbuloi se Barcelona do të luajë me fanellën e bardhë sezonin e ardhshëm, gjë që është krejtësisht e papritur dhe e paprecedentë duke pasur parasysh se rivalët e tyre më të mëdhenj nga Real Madridi njihen për ngjyrën e bardhë (Los Blancos).
Ky vendim bëri bujë në rrjetet sociale dhe gazetari Jota Jordi, i cili punon në programin televiziv “El Chiringuito”, nuk mundi të pajtohej me faktin se klubi i tij i preferuar sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e bardhë.
"Barcelona do të luaj me një fanellë të bardhë? Fanella e bardhë është e Real Madridit. O Zot. Barcelona me një fanellë të bardhë. Është turp", tha Jota Jordi i indinjuar.
Gazetari spanjoll vazhdoi të kritikojë drejtuesit e klubit katalanas që vendosën për një lëvizje revolucionare.
😡"¿El BARÇA con camiseta BLANCA? ES UNA VERGÜENZA"😡
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 15, 2022
🔥@jotajordi13, más caliente que nunca en #ChiringuitoBarcelona. pic.twitter.com/X3p1aEeJ0y
"Duhet të respektoni disa gjëra. Duhet të respektoni historinë e klubit dhe ndjenjat e njerëzve. Stema e Barcelonës në krye të fanellës së bardhë të Real Madridit është turpi më i madh dhe shpresoj që asnjë nga tifozët nuk do ta blejë”, shton Jota.
“Sport” mëson se fanella e re e bardhë do të jetë një nga fanellat më të shitura në botën e futbollit të të gjitha kohërave dhe për këtë kanë vendosur ta bëjnë këtë lëvizje në Barcelonë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: