Tirana-Teuta ngre siparin e javës së pestë në Kategorinë Superiore

Tirana-Teuta ngre siparin e javës së pestë në Kategorinë Superiore

10:41, 16/09/2022

Java e pestë në Kategorinë Superiore hapet me supersfidën mes Tiranës dhe Teutës.

Të dyja skuadrat vijnë me synimin për të fituar, pasi një tre pikësh do t’i ndihmonte për të dalë nga kriza e rezultateve.

Kampionët e Shqipërisë nuk fitojnë prej dy takimesh dhe vetëm pesë pikë në katër ndeshje janë shumë pak për grupin që kërkon titullin e 27-të.

Me një rezultat “jo”, qoftë edhe barazim, Tirana shkon në derbi me amplitudë të lartë, duke rrezikuar shumë.

Në këto kushte, rruga e vetme në “Selman Stërmasi” është fitorja për ekipin e Orges Shehit.

Akoma më keq është situata te Teuta.

Tri pikë, tri barazime rresht në katër javë dhe vendi i parafundit, bën që Shkëmbi të dëshirojë vetëm fitore.

Shkëmbi ka vetëm një javë në Durrës dhe nëse nuk fiton, atëherë si ai dhe Teuta duhet ta mendojnë mirë këtë sezon. Me Bylisin dhe Erzenin që mbushen me pikë, durrsakët rrezikojnë kategorinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco