I dha fund lidhjes pak kohë më parë, Neymar i dedikon këngën e artistit të famshëm ish-të dashurës

I dha fund lidhjes pak kohë më parë, Neymar i dedikon këngën e artistit të famshëm ish-të dashurës

17:34, 15/09/2022

Futbollisti i njohur brazilian Neymar Jr duket se ka dashur të jap një mesazh të koduar përmes disa postimeve në Instastory.

Ai sapo është ndarë nga ish e dashura Bruna Biancardi dhe duket se ka qenë pikërisht ajo personi të cilit i drejtohet ky mesazh. Numri 10 i “Paris-Saint-Germain” ka publikuar në Instagram disa sekuenca nga një prej këngëve më të famshme të Justin Bieber “Ghost” të cilën thuhet se ai ia ka dedikuar ish-partneres Selena Gomez.

“Ghost” ka të bëjë me humbjen e një personi të dashur. Kënga mund të shërbejë si ngushëllim për ata që po vuajnë nga lidhjet në distancë ose ndarjet. Siç tha Bieber për ‘Vogue’ në 2021, kënga ka të bëjë me “humbjen e dikujt që do”.

Image

“Kur je i ri mendon se ka gjithmonë nesër / Më mungon prekja jote disa netë kur jam bosh / E di që ti kalon urën që nuk mund ta ndjek,” këndon Bieber në vargun e parë, duke e nisur këngën me ton pikëllues. Më pas ai vazhdon duke thënë se “meqenëse dashuria që ke lënë është gjithçka që marr”, ai dëshiron që personi të cilit i drejtohet “të dijë se nëse nuk mund të jem pranë teje/ do të mjaftohem me fantazmën tënde/ Më mungon më shumë se jeta/ Dhe nëse nuk mund të jesh pranë meje/ Kujtimi yt është ekstazë.”

Një dedikim shumë i ndjerë nga braziliani që ka marrë vëmendjen e njerëzve në rrjetet sociale. Duket se jeta profesionale me atë personale janë në përpjestim të zhdrejtë për sulmuesin. Thënë kjo ai pati një sezon shumë të vështirë vitin e kaluar kur dukej shumë i lumtur me lidhjen e tij. Këtë sezon, pas ndarjer, Neymar duket në suprr formë. Në 10 ndeshje ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 7 asiste, duke u bërë i frikshëm në sytë e kundërshtarëve tani që ‘Kupa e Botës’ është pranë.

Image

Tradhtia e supozuar e yllit të PSG

E përditshmja braziliane ‘Isto é gente’ plasi ‘një bombë’ para pak kohësh duke shkruar se Neymar, i cili ishte i pranishëm në një festë të organizuar nga lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr. në Cachoeira de Macacu, në periferi të Rio de Janeiro tradhtoi Brunën sheshit. Sipas informacioneve nga profili në Instagram “Gossipdodia”, ylli i PSG-së ishte lëshuar në festë dhe kishte shkëmbyer disa puthje në buzë gjatë eventit, përfshirë një me modelen Nathalia Castro. ‘Isto é Gente’ pretendoi se ka folur me disa burime dhe ka zbuluar se Neymar ka shkuar pa Bruna Biancardin në festë, pra ka qenë ‘single’ në klub.

 

 

Neymar u përgjigj në mënyrën e tij. Ai donte t’i bënte të qarta gjërat duke hedhur poshtë lajmet që ai pretendon se janë të rreme. 30-vjeçari publikoi një video në Instagram duke thënë: “Përshëndetje Fake News, shumë diell, shumë paqe, shumë dashuri”.

 

 

Hera e fundit që u panë bashkë

Paraqitja e fundit e çiftit ishte gjatë një shfaqjeje çmimesh në fund të qershorit. Më parë, ata pozuan për foto në festën e Neymar në qershor, e cila u zhvillua në rezidencën e tij në Mangaratiba, Rio de Janeiro

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NJ 🇧🇷 (@neymarjr)

 

 

 “Gjithmonë kam qenë shumë e përfshirë në punët e mia, siç e dini, por duke qenë se më përfshijnë gjithmonë në thashetheme, preferoj ta bëj të qartë këtu se jam ndarë prej disa kohësh. Mos besoni gjithçka që shfaqet atje. Unë e dua ende atë dhe gjithë familjen e tij. Ju lutem mos e përfshini emrin tim. Faleminderit.” thotë ish e dashura e yllit të PSG-së

Image

Neymar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza të Spanjës gushtin e kaluar. Të pranishëm me ta kanë qenë edhe miqtë e futbollistit dhe djali i tij. Bruna dhe Neymar u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar kështu se kanë nisur një lidhje. Por, vetëm pak muaj më parë e kanë zyrtarizuar në Instagram ku nuk kanë munguar dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin.

Bruna u shpërngul në Paris ku jetonte me Neymarin teksa shkonte shpesh në stadium, në ‘Parc de Princes’ për të mbështetur të dashurin e saj.

Bruna Biancardi është një influencer në mediat sociale nga Brazili. Bukuroshja brune ka lindur më 15 prill 1994 dhe është 28 vjeç. Bruna ka studiuar për modë dhe është marrë me marketing dhe menaxhim të tregtisë elektronike për më shumë se 8 vjet.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco