Mbrëmje historike në ‘Fadil Vokrri’, kampionia e Kosovës debuton në grupet e Conference League

Mbrëmje historike në ‘Fadil Vokrri’, kampionia e Kosovës debuton në grupet e Conference League

08:46, 08/09/2022

Sonte do të jetë një mbrëmje historike në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kur për herë të parë një skuadër kosovare do të luajë në finalet e garave evropiane.

Skuadra e Ballkanit luan sonte në Prishtinë ndeshjen e parë në grupet e Europa Conference League.

Skuadra që viziton Kosovën është ajo e Cluj, e cila militon në Superligën e futbollit në Rumani.

Gjyqtari i këtij takimi do të jetë Urs Schnyder nga Zvicra, me asistentët e tij, Marco Zurcher, Zurcher Benjamin dhe Sven Wolfensberger.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Cluj luhet në orën 18:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco