Liverpool poshtërohet në Napoli, Interi i pafuqishëm ndaj Bayernit

Liverpool poshtërohet në Napoli, Interi i pafuqishëm ndaj Bayernit

22:59, 07/09/2022

Sot u kompletua xhiroja e javës së parë në Ligës së Kampionëve dhe në të gjithë Evropën u luajtën tetë ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe emocionuese.

Bayern Munich triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Interit në transfertë. Njeriu i ndeshjes padyshim ishte Leroy Sane, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 25’ dhe detyroi D’Ambrosion të shkaktonte autogol në minutën e 66’.

Surpriza e vërtetë ndodhi në “Diego Armando Maradona Stadium”, aty ku Napoli shkatërroi 4-1 Liverpool-in. Napoletanët kaluan shumë shpejt në avantazh, me anë të Pitor Zielinskit, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar topin në fundin e rrjetës (minuta e 5).

Në minutën e 18’ Osiemeh kishte shansin të dyfishonte shifrat, por u tregua i pasaktë nga 11-metrat. Megjithatë, napoletanët nuk u demoralizuan dhe arritën të gjenin golin e dytë, me anë të Anguissa-s në minutën e 31-të.  Kur skuadrat po bëheshin gati t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Giovani Simeone shënoi golin e tretë për napoletanët, duke mbyllur kështu me shumë gjasa llogaritë e kësaj sfide që në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi ashtu si e para me napletanët që shënuan sërish me anë të Pitor Zielinskit në minutën e 47-të. Liverpool u munda të kthej në lojë duke shënuar me anë të Luiz Diaz në minutën e 49’, por gjithçka u mbyll aty pasi nuk pati më gola.

Edhe Robert Lewandowski ishte një natë të mrekullueshme sonte, pasi shënoi het-trick për Barcelonën në ndeshjen e parë për klubin katalanas në Ligën e Kampionëve. Barcelona ka mposhtur Pilsen me rezultat të përgjithshëm 5-1. Përveç polakëve, për Barçën shënuan Kessie dhe Torres, ndërsa për skuadrën çeke Sykor.

Rezultatet:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco