Zbulohen arsyet e shkarkimit të Tuchel nga pankina e Chelsea-t

Zbulohen arsyet e shkarkimit të Tuchel nga pankina e Chelsea-t

22:21, 07/09/2022

Me kalimin e kohës, Thomas Tuchel shkatërroi marrëdhëniet e mira me lojtarët e Chelseat për shkak të karakterit të tij të vështirë dhe sjelljes së paparashikueshme, gjë që përfundimisht rezultoi me shkarkimin e tij si trajner i klubit londinez, shkruan gazeta britanike Independent.

Kështu, sjellja e Tuchel u përkeqësua për shkak të problemeve private, pra pasi trajneri gjerman u divorcua nga gruaja e tij Sissi pas 13 vitesh martesë.

Divorci ndodhi në prill të vitit 2022 dhe më vonë u mësua se Tuchel e la atë për më të renë braziliane Natalie Max, me të cilën u pa në pushime.

Sipas Independent , divorci i tij është momenti kur lojtarët e Chelseat humbën ndjeshëm besimin tek ish-trajneri i tyre.

Image

Kujtojmë, Tuchel mbërriti te Chelsea në janar të vitit të kaluar dhe çuditërisht fitoi Champions League në sezonin e parë.

Ai e udhëhoqi Chelsean në 100 ndeshje në të cilat arriti 60 fitore dhe humbja e mbrëmshme kundër Dinamos në startin e sezonit të ri të Champions League ishte e 16-ta e tij që kur mbërriti në Londër.

Image

Kandidati kryesor për pankinën e Chelsea-t është Graham Potter, i cili aktualisht drejton Brighton.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco