Përfundojnë pjesët e para në Champions/ Bayern 'nuk fal' Interin, Napoli 'shkërrmoq' Liverpool-in

Përfundojnë pjesët e para në Champions/ Bayern 'nuk fal' Interin, Napoli 'shkërrmoq' Liverpool-in

21:50, 07/09/2022

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjes e javës së parë në Champions League.

Bayern Munich po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Interit në transfertë, falë golit të shënuar nga Leroy Sane në minutën e 25’.

Surpriza e vërtetë po ndodh në “Diego Armando Maradona Stadium”, aty ku Napoli ka shënuar plot tre herë 3-0 në portën e Liverpool.

Napoletanët kaluan shumë shpejt në avantazh, me anë të Pitor Zielinskit, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar topin në fundin e rrjetës (minuta e 5).

Në minutën e 18’ Osiemeh kishte shansin të dyfishonte shifrat, por u tregua i pasaktë nga 11-metrat.

Megjithatë, napoletanët nuk u demoralizuan dhe arritën të gjenin golin e dytë, me anë të Anguissa-s në minutën e 31-të.  Kur skuadrat po bëheshin gati t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Giovani Simeone shënoi golin e tretë për napoletanët, duke mbyllur kështu me shumë gjasa llogaritë e kësaj sfide.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Barcelona po mund me rezultatin 3-1 Victoria Plzen, ndërsa Club Brugge po fiton 1-0 ndaj Leverkusen.

Rezultatet:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco