Përballja me Cluj/ Daja: Kemi një mungesë të rëndësishme, krenar që përfaqësojmë futbollin e Kosovës

Përballja me Cluj/ Daja: Kemi një mungesë të rëndësishme, krenar që përfaqësojmë futbollin e Kosovës

19:51, 07/09/2022

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha sot se ekipi  tij është më shumë se sa i përgatitur për fazën e grupeve të Conference League. Ai zbuloi se ekipi i tij do ketë një mungesë shumë të madhe në ndeshjen e kësaj të enjte që do zhvillohet në orën 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Duke folur në konferencën për mediet përpara ndeshjes Ballkani- CFR Cluj, për fazën e grupeve të Conference League Daja theksoi se ndihen krenarë dhe kanë përgjegjësi të madhe që përfaqësojnë futbollin e Kosovës në Europë.

“Jemi krenar që përfaqësojmë futbollin e Kosovës, kemi më shumë përgjegjësi. Natyrshëm që skuadrat e tjera në këtë fazë janë më favoritë se Ballkani prej eksperiencës, por ne do të provojmë t’ja dalim dhe do të masim forcat së pari me një skuadër si CFR Cluj. Shpresojmë që nesër të kemi motivin që të arrijmë maksimumin.”-tha trajneri.

Më tej Ilir Daja theksoi se nesër do kenë një mungesë të madhe siç është ajo e kapitenit të skuadrës.

“Nesër kemi mungesën e Kuc-it, kapitenit, i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, duke ditur grintën e tij, por besoj se do mundohemi ta mbulojmë mungesën e tij. Pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha në dispozicion.”-deklaroi trajneri.

Tekniku shtoi se nuk e sheh ekipin e tij si favoritë, duke ditur kundërshtarët që kanë përballë, por edhe ngarkesën e madhe, por shtoi gjithashtu se përtej këtyre faktorëve do japin maksimumin.

“Jemi në ndeshjen e parë të kësaj faze nesër dhe nuk mund ta dimë se çfarë do mund të marrim pas gjashtë takimeve. Rëndësi ka që stadiumi të jetë plot, është mbështetje të kesh atë që është lojtari i 12. Sigurisht që ne nuk jemi favoritë, por duhet të japim maksimumin, pasi në dy javë ekipi është shumë i ngarkuar, por duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Gjithsesi nuk do shkojmë për të kaluar radhën, por do shkojmë për të masur forcën me ekipe shumë të forta.”-siguroi Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco