Klopp tërbohet nga pyetja e një gazetari: E turpshme, ju doni vetëm një titull për gazetën

Klopp tërbohet nga pyetja e një gazetari: E turpshme, ju doni vetëm një titull për gazetën

19:24, 07/09/2022

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka reaguar ashpër ndaj pyetjes së një gazetari italian në lidhje me situatën e sigurisë në Napoli përpara përballjes së mbrëmjes së sotme (Napoli – Liverpool) në stadiumin Diego Maradona.

"Kjo nuk është hera e parë që jeni në Napoli. A mendoni se qyteti është i rrezikshëm, pasi Liverpool paralajmëroi tifozët e tyre në rrjetet sociale?" pyeti gazetari italian.

Kur pyetja e gazetarit iu përkthye gjermanit, ai papritmas ndryshoi humor:

"Kjo është një pyetje e turpshme. Ju dëshironi të bëni ndonjë titull për gazetën. Nuk ju kuptoj. Jeni nga Napoli? Mendoni se është një qytet i rrezikshëm? Nuk e di, nuk jetoj në Napoli. Kur shkoj atje, shkoj nga hoteli në stadium dhe ju tani po më pyesni se çfarë mendoj për Napolin... Ju e dini shumë mirë se për çfarë po flasin njerëzit. Nëse disa tifozë takojnë të tjerë, diçka mund të ndodhë. Nuk ka asgjë të bëjë me qytetin”, u përgjigj me zemërim Klopp.

Ndeshja mes Napolit dhe Liverpoolit do të luhet sonte në orën 21:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco