E kryer, Rashica dhe Icardi bëhen shok skuadre tek klubi turk

E kryer, Rashica dhe Icardi bëhen shok skuadre tek klubi turk

18:42, 07/09/2022

Milot Rashica dhe Mauro Icardi pritet të luajnë së bashku në sulm te Galatasaray. Sipas medieve turke, sulmuesi “Dardan” pritet të largohet nga Norwich për t’i bashkuar klubit legjendar të Galatasarayt.

Rashica do ta vijojë karrierën në Stamboll në formë huazimi, pasi Norwich City nuk pranoi ofertën e verdhekuqve për 3.5 milionë euro.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës i kushtoi klubit anglez 11 milionë euro kur e mori nga Werder Bremeni. Më rënien në Championship, Norwich City ka vendosur ta huazojë sulmuesin anësor.

Sipas të dhënave të fundit, Rashica pritet të mbërrijë rreth orës 4:00 të mëngjesit të së enjtes në Stamboll, ndërsa Icardi mbërrin sonte në orën 22:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco