Icardi niset në Stamboll për të kryer vizitat mjekësore te klubi i famshëm turk

Icardi niset në Stamboll për të kryer vizitat mjekësore te klubi i famshëm turk

15:13, 05/09/2022

Mauro Icardi është shumë pranë kalimit në Turqi te Galatasaray.

Mediet franceze bëjnë me dije se sulmuesi do të udhëtojë këtë të hënë drejt Stambollit.

29-vjeçari do t’u nënshtrohet të gjitha vizitave mjekësore, që në fund të firmosë kontratën me klubin turk.

Icardi do të kalojë te Galatasaray në formë huazimi për një sezon, ku do të marrë pagë neto 3 milionë euro, ndërsa në fund nëse palët do të bien dakord argjentinasi do të kalojë në pronësi të turqve për 25 milionë euro.

Sulmuesi prej kohësh nuk gjen hapësirë për të luajtur te Paris Saint-Germain dhe së fundmi duket se Galtier ia ka bërë të qartë se nuk e ka në planet e tij, ndaj dhe Icardi zgjodhi largimin në drejtim të një klubi, ku do ketë minutat e dëshiruara në dispozicion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco