Roma u turpërua në Udine, Mourinhos nuk i bën përshtypje: Preferoj të humbas një ndeshje 4-0 se...

Roma u turpërua në Udine, Mourinhos nuk i bën përshtypje: Preferoj të humbas një ndeshje 4-0 se...

11:20, 05/09/2022

Roma u shkatërrua me rezultatin 4-0 në Udine, në javën e pestë të kampionatit italian.

Kundër Udineses është humbja më e thellë e Jose Mourinhos në Serinë A dhe vetëm dy herë më parë një skuadër e trajnuar nga portugezi kishte humbur me një diferencë prej të paktën 4 golave ​​në kampionat.

0-5 në Barcelona-Real Madrid më 29 nëntor 2010  dhe 0-4 në Chelsea-Manchester United më 23 tetor 2016.

Gjithsesi, Murinho u shpreh se duhet të harrojë këtë mbrëmje dhe të fokusohet te ndeshja e radhës.

“Ishte një mbrëmje e vështirë, kundër një skuadre që di të luajë ndeshje të tilla. Ne filluam mirë, por pastaj rastet e krijuara nuk i shfrytëzuam. Në fillimin e pjesës së dytë kisha një pretendim për penallti, por kur humbet 4-0 nuk duhet të flasësh për arbitrin.

Megjithatë unë preferoj të humbas një ndeshje 4-0 se katër takime nga 1-0. Është e vështirë për ne dhe për tifozët, por të enjten kemi ndeshjen e radhës dhe duhet të vazhdojmë përpara”, tha Murinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco