Lukaku shkon në Belgjikë për kontrolle mjekësore, ndeshjet e rëndësishme që mund të humbasë

Lukaku shkon në Belgjikë për kontrolle mjekësore, ndeshjet e rëndësishme që mund të humbasë

10:46, 05/09/2022

Tek Interi ende nuk janë të qartë se kur Lukaku do të mund të kthehet në urdhrat e Inzaghit, por duket se nuk ka për të qenë një gjë shumë e afërt.

Nga mediet italiane mësohet se sulmuesi do të fluturojë drejt Belgjikës për t’iu nënshtruar kontrolleve të mëtejshme mjekësore në kofshën e majtë dhe të jetë nën mbikëqyrjen e mjekut të kombëtares dhe për të kuptuar se si do të vijojë me procesin e rehabilitimit.

Lëvizje që duket se përjashton mundësinë që lojtari të stërvitet së bashku me pjesën tjetër të grupit përpara pushimit në kampionat për angazhimet e kombëtares dhe që do ta detyrojë Interin të qëndrojë pa sulmuesin e tij kryesor edhe për pak kohë.

Nëse nuk do të ketë lajme të mira nga Belgjika, Romelu mund të detyrohet gjithashtu të humbasë ndeshjet kundër Bayernit, Torinos, Viktoria Plzen dhe Udineses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco