PSG sërish me 5 yje, nuk tregon mëshirë përballë Montpellier

PSG sërish me 5 yje, nuk tregon mëshirë përballë Montpellier

23:08, 13/08/2022

PSG ka zhvilluar një tjetër ndeshje me pesë yje në Ligue 1 pasi ka mposhtur në javën e dytë ekipin e Montpellier me rezultatin 5-2. Ekipi i Galtier zhvilloi një ndeshje spektakolare duke mos i vënë asnjë moment në dyshim tre pikët.

 Sfida nis mirë për vendasit, por në minutën e 23-të Kylian Mbappe shpërdoron një 11-metërsh për PSG. Megjithatë, vetëm pak minuta më pas parizienët kalojnë në avantazh falë një autogoli të Sacko.

Neymar shënon golin e dytë të takimit duke i çuar ekipet në dhomat e zhveshjes në avantazhin e dy golave të PSG. Në pjesën e dytë, është sërish braziliani që shënon duke i çuar shifrat në 3-0.

Goli i katërt vjen nga këmbët e Kylian Mbappe, ndërsa blerja e re Renato Sanchez vulosi pesë golat e PSG. Sakaq për Montpellier realizoi Khazri dhe Tchato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco